Pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin.
Ata po zhvendosen drejt selisë së Partisë së Lirisë. Së bashku me ta kanë nisur zhvendosjen edhe policia.
Rruga ku po kalojnë është e pabllokuar dhe deputetët demokratë dhe protestuesit po kalojnë përmes makinave, të cilat kanë ndaluar për të mos i rrezikuar.