Një sherr mes disa nxënësve të shkollës profesionale “Beqir Çela” ka ndodhur ditën e sotme në Shkozet, Durrës.
Gjatë pushimit të gjatë, rreth orës 10:30, disa djem kanë rrahur një nxënës jashtë oborrit të shkollës, për motive ende të paditura. Në pamjet e mbërritura në JOQ ALBANIA mund të shihet se si disa djem godasin me shkelma dhe grushta një djalë të rrëzuar në tokë, ndërsa disa të tjerë përpiqen t’i ndalojnë.
Edhe pasi i riu është ngritur dhe ka tentuar të largohet, djemtë që po e rrihnin, më të mëdhenj se ai në moshë, kanë hipur në dy makina dhe kanë vazhduar ta ndjekin.
Në momentin e sherrit pranë shkollës ka patur edhe mësues, por asnjëri s’ka ndërhyrë për të ndarë nxënësit e tyre.
Pamjet nga JOQ