Tifozët shqiptarë që ndodhen në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares, raportohet se janë sulmuar nga tifozeria vendase.
Ashtu siç raporton Voxnews.al ultrasit vendas të Gjeorgjisë, kanë goditur një tifoz të Shqipërisë, teksa “Tifozat Kuq e Zi”, kanë kërkuar që policia t’i shoqërojë drejt stadiumit.
Takimi Gjeorgji- Shqipëri pritet të fillojë në orën 18:00 dhe është e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në mbështetje të Kombëtares në stadium pritet që të jenë rreth 500 tifozë.
Kuqezinjtë vijnë pas një forme tepër të dobët teksa kanë koleksionuar dy humbje rresht ndërsa një disfatë e radhës do të ishte fatale në këtë edicion të Ligës së kombeve ku rrezikohet rënia në Ligën C.