Gazetarja Klodiana Lala tha se arrestimi i Ilir Metës nuk ishte një lajm i beftë.
Lala theksoi se ish-presidenti prej kohësh ka “shënjestruar” SPAK-un. Ajo shtoi se hetimet për Metën kishin 4 vite që kishin nisur.
“Nuk ishte lajm i beftë arrestimi i Ilir Metës. Meta prej kohësh ka pasur gjuhë të ashpër ndaj SPAK. Janë dhe persona të tjerë me masë sigurie.
Prokuroria ka 4 vite që ka nisur hetimet për disa çështje.
Së pari, hetimi ka qenë me aferën CEZ-DIA, ka qenë i dënuar për çështjen Kastriot Ismailaj dhe ka pasur persona të tjerë të hetuar.
Janë tre çështje të ndara, që janë ndalur tek hetimi pasuror. Edhe nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e Ilir Metës”, tha Lala në rubrikën Opinion në News 24.