‘Dy hapa pas’, kështu e ka cilësuar legjenda e Kombëtares, ish-futbollisti vlonjat Sokol Kushta humbjen 2-0 kundër Çekisë në Ligën e Kombeve.
“Në këtë ndeshje bëmë dy hapa mbrapa, një në lojë dhe e dyta në mendim pas loje. E para që luajtëm dobët dhe duhet të rivijnë aty ku e nisem. E dyta që më shqetëson që në intervista lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtor, por vazhdojnë me justifikime. Sa më shpejt të rikthejnë ekipin aty ku e meritojnë tifozët kudo që janë”, shkruan Kushta.