Rafael Nadal, 22 herë kampioni i Grand Slam-it, do të tërhiqet nga tenisi. 38-vjeçari e lajmëroi vetë se do të bëjë paraqitjen e tij të fundit për Spanjën në finalet e Kupës Davis të nëntorit në Malaga. Lajmin e dha me anë të një videomesazhi që e shpërndau për dashamirët e sportit të tij.
“Jam këtu për t’ju njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Realiteti është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. Unë nuk mendoj se kam qenë në gjendje të luaj pa kufizime,”-tha në fjalën e tij Nadal.