Dy turistë kanë humbur orientimin në Malin e Çikës, për shkak të mjegullës.
Pasi kanë lëshuar sinjalin SOS, drejt tyre janë nisur Policia e Himarës dhe forcat zjarrfikëse.
Mësohet se drejt Malit të Çikës, janë nisur pesë efektivë të zjarrfikëses si dhe të policisë. Sinjali nga turistët u dha në orët e para të mëngjesit. Ata ishin larguar nga hoteli ku qëndronin dhe më pas kanë humbur orientimin.