Liga e Kombeve do zhvillojë këtë të shtunë ndeshjet e radhës (ato të treta) në Ligën A dhe C. Në fushë edhe Kosova, që në 15:00 luan kundër Lituanisë në udhëtim.
Bie në sy se Zvicra e Granit Xhakës dhe shqiptarëve të tjerë do përballet kundër Serbisë në Leskovac (20:45). Dueli nuk është pa doza emocionale, kjo edhe për shkak se kapiteni i helvetëve, Xhaka shkon në një krahinë nga e ka origjinën.
Ndryshe nga ndeshjet e tjera që luhen në Beograd, Federata Serbe ka vendosur që dueli të luhet në Leskovac, afro 300 km larg Beogradit dhe në veri-lindje të Kosovës. Në një stadium të ri dhe me 8 mijë vende, Granit Xhaka do ketë kundër 99 përqind të tifozëve. Edhe më herët në ndeshjet kundër Serbisë, Granit Xhaka nuk i ka përballuar emocionet dhe ka pasur përleshje me kundërshtarët.
Ndërkohë, në Ligën A zbesin në fushë edhe çiftet Kroaci – Skoci, Poloni – Portugali dhe Spanjë – Danimarkë.
Në Ligën C Kosova do kërkojë fitoren e dytë në grup, duke dashur të mbajë ndezur shpresat për kreun. Rumania me gjashtë pikë, Kosova dhe Qipro me tre dhe Lituania me zero pikë, kjo është renditja e Grupit C2.
Kalendari i ndeshjeve: