Liga e Kombëve nis sot me ndeshjet e treta të parashikuara gjatë muajit tetor. Kështu në Ligën A, sot për Grupin 2 zhvillohen takimet Izrael-Francë, parashikuar të luhet në Budapest (20:45) si dhe Itali – Belgjikë (Olimpico, Romë) po në 20:45. Në Ligën B aty ku militon edhe Shqipëria, do të zbresin sot kombëtare si Anglia, Austria, Norvegjia e Greqia. Në Londër luhet Angli – Greqi, ndërsa në Helsinki, Finlandë – Irlandë.
Po për Ligën B, Austria takohet me Kazakistanin, ndërsa në Oslo Norvegjia pret Slloveninë. Liga C sheh të impenjuara sot çiftet: Letoni- Maqedoni e Veriut (18:00) dhe Ishujt Faroe – Armeni (20:45). Për Ligën D te të dy grupet 1 dhe 2 nga një takim. Gjibraltar – San Marino (20:45) dhe Moldavi – Andorra (18:00).
Programi i ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve: