Trent Alexander-Arnold do të përfundojë kontratën me Liverpool në qershorin e ardhshëm: për momentin marrëveshja për rinovimin nuk është arritur ende, por Reds do të përpiqet deri në momentin e fundit t’i ofrojnë atij një zgjatje.
Klubi nuk ka ndërmend ta humbasë me parametra zero mbrojtësin e krahut, por po studion zëvendësimet e mundshme në rast se kjo ndodh.
Sipas asaj që raporton Caught Offside, objektivi i parë do të ishte Jeremie Frimpong i Bayer Leverkusen: ai bëri 140 ndeshje për kampionët e Gjermanisë, duke shënuar 25 gola. Alternativa mund të jetë Vanderson nga Monaco.