Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, tregoi një nga bisedat e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Biseda e tyre ka qenë lidhur me figurën e ish-kryetarit të PD, Lulzim Bashës.
Pyetjes nëse Sali Berisha duhet të vazhdonte të ishte në krye të Partisë Demokratike, deputeti iu përgjigj kështu:
“Këtë e përcakton në radhë të parë vetë zoti Berisha. Gjithashtu edhe anëtarët e Partisë Demokratike dhe disa elementë të tjerë si vizioni, forca dhe qartësia e ideve që sjell një politikan.
Një politikan nuk matet sa vite mban mbi shpinë por sa ide dhe vizione sjell ai.
Unë nuk jam zhgënjyer asnjëherë nga figura e Sali Berishës as nga aspekti politik e as njerëzor.
Sali Berisha është në parametrat e mirë të një politikani dhe njeriu.
Ka momente që edhe unë mbaj disa qëndrime personale.
Për shembull i kam thënë një herë në zyrë. Pse vazhdon Lulzim Basha të jetë në krye të PD-s.
Ai më tha: “Ende nuk ishim të gatshëm për të gjetur një figurë tjetër më të investuar në Partinë Demokratike”./Dritare