Që nga lamtumira e Sir Alex Ferguson, Manchester United nuk ka gjetur më qetësi. Nuk mund të jetë rastësi se që nga viti 2013, kohë kur legjenda skoceze doli në pension, “Djajtë e Kuq” nuk kanë fituar më një Premier League.

Erik ten Hag është i fundit që ka përfunduar në “mulli mishi”, pas muajsh në bilanc. Një fat që dukej tashmë i vulosur sezonin e kaluar, vetëm që zgjati pas një shkëndije të Kupës FA të fituar ndaj rivalëve të Cityt.

Dhe, jo më pak, mungesa e alternativave në stol, i shtyu pronarët të këmbëngulin për holandezin, duke i forcuar fuqitë e tij, me një treg transferimi portokalli: Joshua Zirkzee, Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui mbërritën në verë, ky i fundit me pasaportë marokene, por holandez nga lindja dhe edukimi i futbollit. Këta nuk mjaftuan për të zgjidhur problemet që skuadra kishte zvarritur që nga sezoni i kaluar.

Nga viti 2013 e deri më sot, pesë trajnerë kanë ndjekur njëri-tjetrin: Moyes, Van Gaal, Mourinho, Solskjaer dhe Ten Hag. Plus i përkohshëm Ralf Rangnick dhe ndihmësit Giggs dhe Carrick, të cilëve tani u bashkohet Ruud van Nistelrooy.

Emra shumë të respektuar, në disa raste (Mou dhe Van Gaal) shenjtorë të vërtetë. Kaq shumë miliona të shpenzuara dhe kaq shumë zhgënjim. Nuk ishte e mjaftueshme as të sjellja e lojtarëve me ADN-në fituese, si Raphael Varane apo Casemiro, apo të rikthehej Cristiano Ronaldo. Mallkimi i United ishte më i fortë se çdo gjë. Dhe kjo është gjëja që i tremb më shumë fansat.