Një vendim që duket si fitorja e Championsit. Mançester Siti arriti një fitore të madhe në betejën e tij ligjore me Premier Ligën angleze, pasi gjykata vendosi në favor të kampionëve.
Organizatorët e kampionatit e kishin paditur klubin që zotërohet nga sheikët arabë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, se kishte përfituar të ardhura të mëdha nga dy kontrata sponsorizimi në shkelje të ligjeve të futbollit profesionist.
Kontratat ishin me kompaninë ajrore “Etihad” dhe me një bankë në Abu Dabi. Të dyja këto kompani kanë aksione pronarët e Sitit, që zotërojnë “Abu Dabi Junajtid Grup”, themeluar nga Mansur bin Zajed Al Nahjan, zv. Kryeministër I Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjykata britanike vendosi se kontratat e kampionëve të Anglisë janë në rregull me ligjin, por rregullat e futbollit financiar të Premier Ligës janë në shkelje të tij. Për këtë arsye, ky vendim cilësohet si një “revolucion” I vërtetë që mund të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën sesi financohet sporti më I fuqishëm në botë.
Mediat angleze shkruan se Arsenali, Liverpuli dhe Mançester Junajtidi dështuan në misionin e tyre për të dëmtuar Sitin. Gjithsesi, sheikët kanë fituar vetëm një betejë, por ende jo luftën.
Kjo, sepse ndaj Sitit ka 115 akuza të cilat do të vazhdojnë të shqyrtohen në gjyq.