Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka thënë se mandati i Olti Xhaçkës nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin.

Në një dalje për mediat, Manja theksoi se do të presin opinionin e Komisionit të Venecias.

“Nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin, e kemi dërguar atje. Çështja është në Komisionin e Venecias. Do të presim opinionin e Komisonit dhe do të ketë një vendimmarje për Kuvendin. Mbi Kuvendin e Shqipërisë, sovranit nuk mund t’i imponohet askush”, tha Manja.