Zv/kyteministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte sot në një kompani private në Fier, në kuadër të ndërgjegjësimit të lutës ndaj kancerit të gjirit. E shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë Albana Kociu, Balluku tha se lufta ndaj kancerit të gjirit duhet bërë në cdo ditë të vitit.
“Kënaqësi të jemi bashkë për një arsye të mirë për të mbrojtur shëndetin. Fatkeqësisht takohemi në tetor por kujdesi për shëndetin duhet të jetë cdo ditë. Një grua nuk mban përgjegjësi vetëm për veten e saj, është përgjegjësi për fëmijët familjen, ndaj sa herë që e lini pas dore veten, kujtohuni pak sa persona keni në përgjegjësinë tuaj. Dhe këtu flas për familjen, jo pë rata që drejtojnë punën, ekonominë, ndërrmarrje, etj.
Kanceri është kthyer në sëmundjet më të rrezikshme vitet e fundit. OBSH e klasifikon sëmundjet e kancerit si shkaku i dytë i vdekjeve pas sëmundjeve kardiovaskulare. Edhe mes nesh kemi miq që po përballen me sëmundje të ndryshme të kancerit. Jo vetëm në tetor por gjatë gjithë vitit duhet ta parandalojmë. Parandalimi është shumë më efikas se kurimi. Mos e lini pas dore, janë të gjitha mundësitë për t’u bërë depistimi gjatë gjithë vitit. “ u shpreh Balluku.