Heidi Baçi është padyshim duke jetuar ditë të mira, ku fama, projektet kanë qenë kryefjala e mediave të shtypit rozë. Pas përfundimit të “Big Brother”, ish-finalistja u duk sikur u distancua disi nga ekrani, për të shijuar lidhjen me Romeon. Por tashmë, që prej javësh po përflitet se ky raport është në krizë, biondja simpatike është fokusuar totalisht tek karriera.
Ashtu edhe si është bërë me dije, Heidi do të provojë veten si moderatore, ku edhe do të jetë në ekran me formatin “Goca dhe Gra”, një eksperiencë kjo tërësisht e re për të. Por teksa ende nuk ka nisur ky emision, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në rrugët e Bllokut, në një ditë të zakonshme të sajën. Ashtu edhe si mund të shquhet nga fotot, Heidi është në shoqërinë e një mashkulli.
Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Me gjasa, ajo ka dalë të bëjë blerjet e fundit, para se të nisë sezonin televiziv, që do të jetë vërtet i ngarkuar për të.
Sa i përket jetës private, ajo ka preferuar që të mbajë të ndezur thashethemet se mes saj dhe Romeos gjithçka ka marrë fund. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes. Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale.
Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëritjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.
Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që ata kanë bërë së bashku gjenden në profilet e tyre. Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani.
Angazhimi i fundit televiziv për aktorin do të jetë “Tenxherja me kapakun”, një komedi me Elvana Gjatën. Më pas, Romeo ka preferuar që ta shohë veten larg ekranit të madh, duke preferuar që të angazhohet në biznes, apo edhe në produksionin e një filmi. Nga ana tjetër Heidi, duket se është më e interesuar të bëjë karrierë, këtë herë si moderatore, duke vendosur në vend të parë karrierën dhe jo lidhjen. Natyrisht që në këto muaj që kanë bashkëjetuar, dyshja ka pasur këndvështrime të ndryshme për shumë tema, duke bërë që të ketë edhe një ftohje mes tyre.
Që në kohën e “Big Brother”, të dy kishin treguar se i mendojnë gjërat tërësisht ndryshe, duke pasur të tjera qëllime, por gjithçka u duk se u zgjidh kur dolën. Më të dashuruar se kurrë, dyshja madje bënte plane edhe për martesë. Por gjithçka tashmë ka ngrirë në këtë çift, pas disa përplasjeve që kanë pasur. Megjithatë, kjo është vetëm një periudhë ftohje dhe çifti ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bënë pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre. Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime.
Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën. “Jam shumë e lumtur që i dua shumë”, tha Heidi asokohe, por mungesa e një urimi për Romeon, ka bërë që shumë të mendojnë që ata nuk janë më bashkë.
Ish-banorja e “BigBrother Vip” Heidi ka festuar ditëlindjen e saj pak ditë më parë, ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj, i cili shkruante: “Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua! Mirëpo në mes postimeve të ditëlindjes Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”. Ky postim ngriti dyshimet se Romeo mund t’i ketë bërë një propozim partneres së tij ditën e ditëlindjes së saj, megjithatë deri më tani çifti nuk na ka dhënë asnjë detaj. Kujtojmë që në një intervistë, Heidi ka thënë se është duke e pritur propozimin e Veshajt. Ndoshta kjo unazë, është edhe propozimi i shumë pritur që vetë finalistja e “Big Brother” ishte duke pritur.
Megjithatë, çifti deri më tani ka preferuar që mos të deklarojë asgjë në lidhje me planet e tyre në jetën private. Megjithatë, ka pasur nga ata që kanë thënë se në fakt dyshja nuk është ndarë, por gjithçka është duke u bërë mes çiftit që të mbajnë fansat të përqendruar tek ata. Një ndër personazhet që ka bërë këto deklarata ka qenë edhe gazetari Ronaldo Sharka. Deklarata e fundit e Ronaldo Sharkës mbi ndarjen e supozuar mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit ka tërhequr vëmendjen. Ai u shpreh se ndarja mund të jetë thjesht një taktikë për të tërhequr vëmendjen.
“Më duken skenarë të rinj. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, tha Ronaldo gjatë intervistës së djeshme. E si duket deklaratat e Sharkës kanë arritur në veshin e Romeos, i cili ka reaguar duke hequr Ronaldon nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërkohë që Sharka vazhdon ta ndjekë Romeon.