Kujtimet e reja të publikuara nga Lisa Marie Presley, vajza e Elvis Presley, kanë zbuluar detaje nga jeta e saj personale dhe nga lidhjet e saj romantike. Në librin “From Here to the Great Unknown”, Presley shkruan se Michael Jackson dhe ajo kishin 10 vite diferenc me njëri-tjetrin kur ata u martuan.
Një detaj që tërhoqi vëmendjen e fansave është se ajo shkruan se ai ishte i virgjër kur ata ishin së bashku. Ajo shkruan se në atë kohë kur Jackson shprehu dashurinë ndaj saj, ajo ishte e martuar me Danny Keough dhe i kërkoi të ndahej me të. Ajo gjithashtu rrëfen se kishte një lidhje jashtëmartesore me Michael dhe pas ultimatumit të tij, Lisa vendosi të divorcohej.
“Michael Jackson më ka kërkuar që brenda një dite të ndahem me ty. Dhe do që të ketë fëmijë me mua”, shkruan Presley se i ka thënë në atë kohë ish-bashkëshortit të saj.
“Michael po më telefononte vazhdimisht në atë kohë. A po divorcohesh nga Danny apo jo? Ai më tha se ishte ende i virgjër. Unë mendoja se ai kishte lidhje të tjera. Madje ai më rrëfeu se Madonna tentoi të lidhej me të, por ai e refuzoi”, shkruhet në librin e saj.
Presley e përshkruan momentin mes tyre se ishte e tmerruar dhe nuk donte të bënte një lëvizje të gabuar.
“Por kur vendosi të më puthte për herë të parë, ai po nxitte gjithçka. Filluan të ndodhin gjëra fizike, për të cilat u trondita. Kisha menduar se ndoshta nuk do të bënim asgjë derisa të martoheshim, por ai më tha se nuk mund të presi”, shkruan ajo.
Presley ndërroi jetë në vitin 2023 para se të përfundonte librin, por vajza e saj Riley Keough përfundoi atë që filloi ajo
“Mendoj se Michael ishte shumë i rëndësishem për nënën time. Ajo ndihej sikur vetëm ai mund ta kuptonte atë, pasi fëmijëria e tyre e vështirë, bëri që ata të gjenin ngrohtësi tek njëri-tjetri”, shkruan vajza e saj.
Lisa, ishte fëmija i vetëm i Elvis dhe Priscilla Presley. Ajo u martua me Michael Jackson në vitin 1004, kur ajo ishte 25 vjeçe në atë kohë dhe ai ishte 35 vjeç. Ata u divorcuan në vitin 1996 për shkak të pikëpamjeve të ndryshme që ata kishin.