Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu po merr pjesw ditwn e sotme në Samitin dyditor të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO, në Bruksel.
Ky Ministerial drejtohet për herë të parë nga sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.
Në qendër të diskutimeve të Ministrave të Mbrojtjes është strategjia për të vepruar më shpejt dhe më efektivisht, me theks të veçantë në investimet në kapacitete dhe teknologji të reja.
Vendet e NATO do të theksojnë në këtë samit mbështetjen e pakursyer ndaj Ukrainës në betejën e saj për paqe.