Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News foli për zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur edhe tek figura e Ilir Prodës, që pritet të emërohet në krye të Policisë së Shtetit, si një nga kandidatët më të vlerësuar për drejtimin.
Ai theksoi se Ilir Proda, është një nga ekspertët më të mirë të policisë kriminale në vend. Po ashtu Karamuço u shpreh se Elbasani është nga të paktat qytete këtë vit në lidhje me vrasjet.
“Ndodhën disa gjëra dhe ai duhet të mbante përgjegjësi, mes tyre edhe problemi me TIMS. Gjendja e përgjithshme e kriminalitetit në vend. Pati një problem të madh gjatë sezonit turistik, iu bllokuan të gjitha lejet. Vendosi një 12 orësh dhe u bënë shumë gjëra bashkë dhe mendoj se kishte ardhur koha për të ikur. Por edhe për një formë të rienergjezimit, të një personi të ri. Ilir Proda është një nga ekspertët më të mirë të policisë kriminale në vend. Mbi 20 vite ka punuar për krimet dhe ka ecur gradualisht dhe ka ngjitur të gjitha shkallët. Specializimet e të gjitha të tjerat i ka. Di nga materialet hetimore di që ka qenë shumë efektiv në lidhje me disa nga hetimet nga veprat kriminale. Elbasani është nga të paktat qytete këtë vit në lidhje me vrasje. Risia më e mirë është këtë sezon vere nuk patëm asnjë krim të rëndë ndaj turistëve. Sepse ka të bëjë me imazhin. Por ne patëm një rritje të vrasjeve gati 12 për të gjithë sezonin e verës. Disa ishin vrasje të çastit, krim brenda familjes”, ka thënë ai.