Përplasjet mes deputetëve të PD dhe mazhorancës kanë vijuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë edhe pas ndërprerjes së seancës.
Siç shihet edhe nga kjo video, Xhelal Mziu i Partisë Demokratike është konfrontuar fizikisht me Milva Ikonomin, duke e shtyrë atë me forcë.
Por, ajo që bën përshtypje është indiferenca a e disa shoqatave, që zakonisht nxitojnë të reagojnë menjëherë sa herë thuhet diçka që mund të shihet si ofenduese ndaj grave. Ndërsa, në këtë rast, asnjë prej tyre nuk është dëgjuar të reagojë kundër veprimit të dhunshëm të Mziut.