Mark Rutte mori sot zyrtarisht detyrën dhe fjalën e rastit e nisi me një paralajmërim për Rusinë.
“Putini duhet ta kuptojë se ne nuk do të dorëzohemi, se ne duam që do të jetë Ukraina ajo që do të fitojë. Në fund, kur flitët për paqen, i takon qeverisë ukrainase të vendosë se kur janë ata në fazën që do të duan të diskutojnë paqen dhe kushtet e bisedimeve”, tha Rutte.
Korrikun e 2023-shit, Rutte dha dorëheqjen si kryeministër i Holandës dhe njoftoi tërheqjen nga politika pasi koalicioni i tij qeveritar u rrëzua nga pushteti për shkak të dallimeve mes partive në pushtet për politikën e emigracionit. Por në muajin tetor, tregoi se në fakt nuk ishte ende gati për një dalje përfundimtare nga skena politike dhe shprehu dëshirën për të pasuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që përgatiste largimin pas një dekade në krye të aleancës.
Frerët e NATO-s, atij i kaluan përmes një ceremonie të mbajtur në selinë e aleancës në Bruksel, por ajo që po hedh mbi super nuk është një barrë e lehtë. Politikani veteran holandez e merr postin në kohën kur lufta në Ukrainë është në një moment kritik, ndërsa po afrojnë zgjedhjet e rëndësishme presidenciale amerikane. Ai ka vërtet përvojë në menaxhimin e koalicioneve në Holandë, por tanimë gjendet përpara nevojës për të koordinua 32 vende me të cilat duhet të arrijë konsensus për të gjitha vendimet e NATO-s. Ish-zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, personi më jetëgjatë në këtë rol, beson se kjo do të jetë sfida më e madhe e Rutte.
“Sekretari i Përgjithshme i NATO-s nuk duhet të jetë vetëm sekretar, por edhe gjeneral, në aspektin politik natyrisht”, shprehet ajo. Ruttes do t’i duhet të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, të shtyjë shtetet anëtare që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje dhe të mbajë Shtetet e Bashkuara të angazhuara në sigurinë evropiane.