Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një polic bashkiak u dhunua barbarisht, për shkak të detyrës së tij. Polici Bruno Jazaj, tha për mediat se ai u dhunuar për shkak se ka vendosur gjoba.
Jazaj tha se personat që e dhunuan janë me precedent të mëparshëm penalë dhe se policia i ka arrestuar më parë, por ata janë lënë të lirë.
“Sapo mbylla punën shkova për të larë makinën mora në telefon të zotin e lavazhos. Sapo shkoj atje sapo zbres nga makina shikoj një djalë më flet nga larg o gangster që vendos gjoba.
I thash çfarë ke, isha me uniformë veshur, i lodhur. Më tha mos i vendos më gjoba njerëzve, më tha lëre punën e shtetit do bësh si të them unë se s’e ke idenë çfarë të bëj. Më shau nga familja, shkoi të merrte një levë, mora sallën operative.
Unë po prisja patrullën dhe kur po prisja vjen një person tjetër, ky ishte babai i tij. Se edhe njihemi i them shihe djalin se nuk është mirë, më tha lëre djalin dhe më qëlloi kishte një palë çelës anglez. Më qëlluan me grushte, unaza çfarë kishin. I njoh janë Kristi e Todi Sota nga fshati Bestrovë. Policia i ka arrestuar por me sa kam informacion prokuroria i ka lënë në gjendje të lirë”, tha polici.
Polici Bruno Jazaj u sulmua barbarisht dje, duke pësuar lëndime serioze dhe u dërgua me urgjencë në pavionin e kirurgjisë të spitalit të qytetit.
Dyshohet se shkaku i dhunës ka qenë vendosja e gjobave ndaj furgonëve të linjës që transportojnë pasagjerë në zonat rurale. Jazaj ka marrë plagë në kokë dhe hundë, por pas trajtimit mjekësor ka dalë nga spitali.