NATO ka njoftuar sot se situata e sigurisë në Kosovë është ende e paqëndrueshme dhe se anëtarësimi eventual i Kosovës në NATO apo në programin e Partneritetit për Paqe kërkon konsensusin e të gjithë anëtarëve, në të cilin nuk ka pasur progres për Prishtinën.
“Tensionet dhe paqëndrueshmëria ekzistojnë aktualisht, veçanërisht në veri të Kosovës, gjë që kërkon shtimin e trupave të KFOR-it nga maji 2023.
Ne inkurajojmë institucionet në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, me ndërmjetësimin e BE-së, në mënyrë që të ndihmohet në konsolidimin e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, njoftoi aleanca.
Aleanca rikujtoi se NATO ka një politikë “të dyerve të hapura”, por anëtarësimi kërkon pëlqimin e 32 vendeve anëtare dhe nuk ka pasur progres në këtë drejtim kur bëhet fjala për Kosovën.