Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se, për shkak të parashikimeve për përkeqësimin e situatës hidrometeorologjike në zonën e Sarandës dhe Himarës, është vendosur ndalimi i dhënies së lejeve të nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijet turistike dhe anijet e peshkimit gjatë datave 03-04 tetor 202.
Sipas njoftimit, era do të fryjë nga drejtimi Jug-Jug-Lindje me forcën 4-7 bft dhe dallgët pritet të arrijnë lartësi deri në 1.00-2.0 metra.
Autoritetet e kanë informuar gjithashtu anijet e peshkimit dhe ato turistike që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve të tyre.
Sipas njoftimit tragetet e linjës do të vazhdojnë të operojnë si zakonisht, përveç në rast se do të ketë ndalim lundrimi të mëtejshëm, ndërsa qytetarët dhe turistët inkurajohen të ndjekin njoftimet e mëtejshme për situatën hidrometeorologjike dhe masat e sigurisë.
Njoftim i plotë:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në zonën e Sarandēs dhe Himarës gjatë datave 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 01:00 datë 03.10.2024, era do të jetë me drejtimin Jug,Jug-lindje në forcën deri 4-7bft ,lartësi dallge deri 1.00-2.0 m.
Ështe ndaluar dhënia e leje nisjes për datat 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 01:00 për te gjitha mjetet e vogla lundruese , anijeve turistike dhe anijeve të peshkimit. Anijet e peshkimit dhe turistike janë njoftuar të marrin masat për sigurimin e tyre.
Tragetet e linjes do të vazhdojnë të operojnë deri në një njoftim të dytë ,gjithmonë nëse do të ketë ndalim lundrimi .