Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar një iniciativë që do të transformojë mënyrën e ofrimit të ndihmës juridike falas në Shqipëri.
Sipas tij, me angazhimin e 14 organizatave të reja të shoqërisë civile, ky shërbim do të mbulojë të gjithë territorin e vendit, duke ofruar një fokus të veçantë për grupet vulnerabël.
Manja thotë se ky zhvillim rrit numrin e ofruesve të ndihmës juridike falas në 47, duke garantuar një akses më të lehtë dhe shërbime më cilësore në drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Postimi i plotë:
Forcojmë partneritetin shtet-shoqëri civile!
Nga sot, Ndihma Juridike Falas do të ofrohet edhe nga 14 organizata të shoqërisë civile, duke garantuar mbulim në të gjithë Shqipërinë dhe një fokus të veçantë për grupet vulnerabël.
Së bashku me aktorët e shoqërisë civile që autorizuam sot, numri total i ofruesve të ndihmës juridike falas arrin në, duke garantuar shërbime më cilësore dhe akses më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët!