Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria arriti të ulet në tryezë më Bashkimin Evropa, falë reformave dhe arritjeve të saj, të cilët kanë vijuar me ritëm të lartë.
Ai tha se Shqipëria nuk është një vend I izoluar I botës, por ajo punon ngushtë me Bashkimin Evropian dhe me aleatë e tjerë, përfshirë dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Kam dëgjuar që reformat tona janë të nxituara, por nuk kam dëgjuar ndonjë të thotë janë të ngadalta. Që reformat tona janë të lidhura me interesat e politikës së brendshme mund ta thonë ata që janë të interesuar për politikën e brendshme. Shqipëria nuk është një ishull i shkëputur nga bota dhe nuk është një vend në këtë kontinent që ka bërë ndonjë zgjedhje që ja lejon të qëndrojë edhe me kurriz nga Evropa, Shqipëria është një vend që gdhihet në mëngjes dorë për dore me BE dhe me SHBA dhe ecën çdo ditë krah për krah me aleatët e vet strategjikë dhe në fund të ditës dëgjon vlerësimet e tyre, merr rekomandimet e tyre dhe të nesërmen riu zgjohet për të vazhduar të ecë, sepse Shqipëria, për faktin se shqiptarët unanimisht kanë vendosur që përfundimisht ti përkasin BE nuk ka asnjë rrugë tjetër. Nëse të interesuarit në politikën e brendshme, kanë opinione të caktuara, kjo është pjesë e të jetuarit në një vend të lirë, por nëse opinione të caktuara venë në pikëpyetje reformat dhe për shkak të të cilave u ulën më tryezë me BE, problemi nuk është as i imi, asi shqiptarëve as BE dhe as i asnjë partneri tjetër. Shqipëria ka akoma shumë male për të kapërcyer deri sa të arrijë në majën më të lartë, që është anëtarësimi, dhe duhet ta arrijmë brenda kësaj dekade. Ne duam që brenda kësaj dekade të jemi gati. Nëse jemi gati brenda 2030, që të jemi anëtarë në BE, do të thotë se për shqiptarinë dhe shqiptarët do ketë një shtet që funksionon si shtet i BE dhe kjo është më e rëndësishmja për mua dhe për ne të gjithë.”, tha ai.