Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Sylvinho po mban një konferencë për mediat, pas publikimit të listës së futbollistëve për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Kombëtarja luan ndeshjet e dyta në Ligën e Kombeve, përballë Çekisë me 11 tetor dhe Gjeorgjisë me 14 tetor, të dyja sfidat në transfertë.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor.
Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.