E ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka mbërritur në ambientet e Ministrisë së Brendshme.
VanHorn do të zhvillojë një takim me ministrin Ervin Hoxha.
Takimi i VanHorn me Hoxhën, vjen një ditë pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me urdhër të SPAK.
Ish presidenti Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.
Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.