Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka tentuar të hipë sipër punonjësve të Gardës të vendosur “gardh” para Parlamentit.
Sula është ngjtur në barrierat metalike të vendosuara në shkallët e Kuvendit, si masa nga Garda e Republikës pas paralajmërimeve të opozitës për mosbindje civile.
Por, ai nuk ka mundur dot të çajë kordonin e gardistëve duke mos arritur të hyjë në sallën e Kuvendit.
Dashnor Sula është një prej 24 deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi pasi iu vendos zjarri karrigeve.