Më shumë se 200,000 njerëz janë larguar nga Libani në Sirinë fqinje për shkak të sulmeve ajrore izraelite, njoftuan këtë të shtunë Kombet e Bashkuara. Ky numër përfshin qytetarët libanezë dhe sirianë që jetonin në Liban, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, shkruan BBC.
Sipas qeverisë libaneze, numri i përgjithshëm i refugjatëve nga Libani është më i lartë dhe arrin në 300,000.
Vendkalimi kufitar mes Libanit dhe Sirisë, Masna, është bllokuar pas sulmit izraelit të kryer të premte në afërsi të atij vendkalimi, për shkak se rruga me të cilën njerëzit nga Libani po evakuohen për në Siri është dëmtuar nga sulmi izraelit, tha ministri libanez i Transportit Ali Hamieh.