Me prishjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltarët e opozitës nuk votuan as vendosjen e shtatores së ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në Tiranë. Por, vendimi u miratua vetëm me votat e këshilltarëve socialistë. Shtatortja do të vendoset në hapësirën midis rrugës “Dora d’Istria” dhe rrugës “Zina Andri”, pranë Parkut të Liqenit.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha: “Kam një super lajm për të gjithë ata që e kanë kërkuar prej kohësh, por sidomos për familjen Rugova: Më në fund e kemi gati shtatoren që do të vendosim në Tiranë në kujtim të ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Për të gjithë ata që njohin toponominë e Tiranës, ajo do të vendoset në hapësirën pranë ish gardës”.