Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përfshirë në një incident të rëndë duke goditur një punonjës policie në ambientet e oborrit të Parlamentit.
Situata u tensionua kur protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës të udhëhequr nga Klevis Balliu, shkuan përpara Parlamentit ku u përplasën me policinë.
Tensionet u rritën gjatë shtyrjeve nga protestuesit, ndërsa nga ana tjetër policia kundërreagoi.
Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Flamur Nokës dhe deputetëve të tjerë të PD-së.
Noka goditi fizikisht njërin prej efektivëve.