Ditën e enjte pamë sesi deputeti i qarkut të Elbasanit, Dash Sula e kishte ndarë mendjen për t’u futur në Parlament, pavarësisht gardistëve që se lejonin.
Të shumtë kanë qenë përballjet e tij fizike, duke bërë që shpesh herë të ndalohej edhe me forcë nga ana e gardistëve. Si një ndër deputetët më aktiv, Sula nuk është dorëzuar për asnjë moment, madje duke djegur edhe xhaketën e tij.
Teksa përplasjet kanë qenë të forta, dhe shpesh herë është lënë edhe i vetëm përballë gardistëve, Sula përgjatë gjithë kohës shfaqej me një buzëqeshje në fytyrë.