MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 24: Manchester City manager Pep Guardiola during the press conference at Manchester City Football Academy on August 24, 2018 in Manchester, England. (Photo by Matt McNulty - Manchester City/Man City via Getty Images)

Do të qëndrojë, apo do të largohet? Pep Guardiola vazhdon të mbajë pezull Manchester City, pasi ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë apo jo kontratën që I skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Tekniku spanjoll ka dhënë shenja se ky mund të jetë sezoni i fundit me “Cityzens”.

Mungesa e firmës për rinovimin, dyshimet për të ardhmen në pritje të gjyqit të klubit dhe së fundmi largimi nga roli drejtues te City I njeriut të tij më të besuar, Txiki Begiristain, janë arsye të qënësishme ku mediat angleze mbështesin fundin e “erës së Pep” te kampionët e Premier League.

Ndërkohë, Manchester City nuk do të kapet i papërgatitur, ndërsa që tani ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e Guardiolës.
Ai është Ruben Amorim, një emër i njohur në Angli, pasi verën e shkuar ishte kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Liverpool.

Prej katër sezonesh në pankinën e Sporting Lisbonë, trajneri portugez 39 vjeçar ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdhenj të Europës, përfshirë edhe atë të City.
Futbolli që praktikon skuadra e tij është sulmues dhe shumë atraktiv, I ngjashëm me atë të shpikësit të “Tiki-Taka”, Guardiola, ndërsa ka fituar 5 trofe me Sporting, përfshirë këtu dy tituj kampionë në Portugali.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, “sheikët” e Manchester City kanë vendosur kontaktet e para me Amorim, që nuk do të mund të refuzonte mundësinë e madhe të karrierës së tij për të drejtuar kampionët e Premier League.