Kreu i LZHK, Dashamir Shehu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se duhet të krijohet një grup partish me lista të përbashkëta, si e vetmja mënyrë për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.
Ai ka shtuar se PD dhe lidershipi i tij, nuk është më i mjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë në pushtet.
“Të krijojmë një grup partish me lista të përbashkëta.
Lufta politike nuk është shumatore partish elektorale, por edhe opinionesh. PD me lidershipin e tij nuk është i mjaftueshëm për të rrëzuar Edi Ramën.