Rama: Është pengu i madh për mu, dhe për ne, flas i forcë politike, që është ende i pashlyer dhe që ka të bëjë me pensionistë, kjo nuk është një çështje, “mendo pak më shumë për ata”, ne mendojmë. Nëse ne nuk e çojmë rritjen ekonomike edhe tek ata, misioni nuk është i përmbushur. Sot të gjithë kanë paga më të larta. Po të shikoni rritje e PBB, ne kemi rritje më të lartë në të gjithë rajonin, mirëpo, kjo rritje s’ka vajtur ende te pensionistët dhe ne jemi duke u përpjekur aktualisht. Janë disa gjerë që duhet të kuptohen se pse dhe çfarë bëjmë ne aktualisht. Pensionet ndryshe nga paga dhe shpenzimet janë të lidhura nga kontributet shoqërore të atyre që janë në punë. Duke qenë se në vite nuk janë paguar kontributet, hendeku është bërë shumë i madh. Ne mbulojmë gjysmë miliardi euro çdo vit për të paguar pensionet, sepse ndryshe nuk del nga sigurimet. Sot kemi mbi 20 marrëve veshje dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen me Italinë, që ishte më e vështira që të marrin pension emigrantët bazuar në sigurimet që kanë derdhur jashtë dhe në Shqipëri.
Nuk është çështja do apo s’do qeveria, çehrja është e mundësive që kemi për të rritur pensionet në mënyrë domethënëse, nga fundi i këtij viti do rrisim ndjeshëm burnusin e fundvitit, që dikur kur ne erdhëm në qeveri ishte 3 mijë lekë, aktualisht është 5 mijë lekë të reja, këtë duhet ta risim në mënyrë të ndjeshme dhe duhet të fillojmë një plan rritjeje, duke menduar që të vendosim një kusht me ligj, që për çdo përqindje të rritjes së ekonomisë të vend, që një pjesë ti shkojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pensionistëve. Tani konkretizimi i planin karton edhe pak kohë për ta shpallur, dhe pastaj kërkon edhe disa vjet për t’u bërë. Aa që u thonë na jepni votën që do tua bëjmë pensionin nga 500 euro e sipër, ata janë e njëjta mendje, qe e kam marrë Shqipërinë në qafë në të gjitha vitet e mëparshme. Shkatërruan çdo qelizë në trup që donte shtet, kjo që po bëjmë ne, është të ndërtojmë deri në fund shtetin dhe vula e këtij shteti, është anëtarësimi në BE, sepse aty s’të pranon njeri pa shtet. Ne do bëjmë diçka të ndjeshme dhe të rëndësishme për t’i përfshirë pensionistët në gjithë këtë hapësirë të re në rritjen ekonomike.