Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar në Facebook në lidhje me protestën e opozitës më datë 7 tetor.
Ndër të tjera ai shprehet se në këtë protestë janë përdorur fëmijët për të hedhur molotov mbi policinë dhe institucionet.
Reagimi i plotë i Braçes:
Pse heshtin? Pse?
Nga kush kane frike te thone te verteten;
Te deshmojne krimin e tmerrshem qe u be me femijet, ne protesten e dhunshme te pd!
Degjoni, ne protesten e dhunshme u konsumuan nje mori krimesh te renda;
1. Perdorimi i femijeve dhe perfshirja e tyre ne akte te renda kriminale sic gjuajtja me molotove mbi policine e institucionet, shkaterrimi me sende te forta i prones;
2. Venia ne duar te femijeve te armeve vdekjeprurese sic molotovi;
3. Sulmi me arme vdekjeprurese sic molotovi ndaj policise dhe cenimi deri ne rrezikim serioz te jetes se tyre;
4. Sulmi me zjarr me intesistet te forte, insistimi per te djegur seline qendrore te partise socialiste, dike cenuar rende lirine politike ne kete vend;
5. Sulmi me te njejtat arme ne fillim-molotove, kur nuk u be hic kujdes, sidomos para selise se ps, ku gazetaret i rrezikuan te digjeshin, me pas me dhune ne rruge afer qendres se tiranes, duke i penguar te bejne punen e tyre.
Tani kam dy pyetje;
E para, avokati i popullit, organizatat qe mbrojne lirite e te drejtat e njeriut, te drejtat e femijeve, perse heshtin! Perse nuk qendrojne para krimeve qe u kryen e u deshmuan publikisht? Nga kush tremben?
E dyta, po policia e shtetit perse nuk referon perdorimin e femije dhe perfshirjen e tyre ne akte te renda krimi e terrori? Perse!
Ne kete vend, nuk ka ndoshur kurre te rekrutohen, armatosen e perfshihen ne akte terrori femijet!
Flisni, mos heshtni!
Cudia nuk duhet te zgjase tre dite!!