Një banesë në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje është përfshirë nga flakët këtë pasdite.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë të shuajnë flakët, por për shkak të materialeve të shumta akrelik, zjarri është i vështirë të vihet nën kontroll.
Ndërhyrja po bëhet nga çatia dhe nga hyrja kryesore, si dhe po çahen muret për të bërë të mundur nxjerrjen e ajrit nga dhomat.
Në banesë nuk ka persona, ndërsa banorët po tentojnë që të nxjerrin ç’të mundur nga materialet që ndodhen brenda. Ndërkohë në zonë është ndërprerë energjia elektrike për arsye sigurie.