Spanja është përfshirë nga moti i keq, ku të paktën 72 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet. Pas Italisë dhe Gjermanisë, edhe Portugalia do t’i shkojë në ndihmë Spanjës. Kryeministri portugez Luis Montenegro ka thënë se vendi i tij është gati të ndihmojë Spanjën pas përmbytjeve.
“Qeveria portugeze shpreh ngushëllimet e saj më të forta për numrin e madh të viktimave të përmbytjeve në Spanjë, tregon solidaritet me të gjithë popullin spanjoll dhe qeverinë dhe vihet në dispozicion për të gjithë ndihmën e nevojshme,” tha ai.
Më parë ndihmë ofruan edhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe ministrja e jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock. “Evropa po qëndron së bashku. Gjermania është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë të nevojshme,” tha ministrja e Jashtme gjermane. Ndërkohë Meloni tha: “Italia është afër Spanjës në këtë moment të tmerrshëm”.
Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve të dendura. Ndërkohë në Spanjë është lëshuar paralajmërim për motin e keq. Zonat më të prekura janë Valencia dhe Castilla La Mancha.