Të paktën 51 persona, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën pasi shirat e dendur goditën pjesën më të madhe të Spanjës lindore dhe jugore dje, duke përmbytur rrugët dhe duke shkaktuar probleme në udhëtimet hekurudhore dhe ajrore.

Imazhet e kapura nga banorët në celularët e tyre dhe të transmetuara nga televizionet spanjoll tregojnë ujërat e vrullshëm duke fshirë makinat dhe duke përmbytur ndërtesat.

Në disa zona, sasia e shiut që ra në një periudhë 24-orëshe zakonisht bie mbi një muaj, raportojnë mediat spanjolle.

Shirat e rrëmbyeshëm u shkaktuan nga një front i ftohtë që lëviz përgjatë pjesës jugore dhe lindore të Gadishullit Iberik.