Në rrethrrotullimin e Bradasheshit, një nga pikat ku mbështetës të opozitës protestuan në kuadër të mosbindjes civile, ka patur tensione.

Tensionet kanë nisur rreth orës 19:00, në momentin që ka ardhur një ambulancë.

Protestuesit kanë hapur rrugën, por ka qenë edhe një automjet tjetër pas ambulancës, i cili ka tentuar të kalojë dhe është fikur për shkak të një defekti.
Në kushte të tilla, policia ka kërkuar ndihmën e një karrotreci për të bërë të mundur largimin e automjetit që ka pësuar defekt.

Ky moment është konsideruar si provokim nga ana e protestuesve dhe kanë nisur përplasjet mes protestuesve të PD dhe qytetarëve.