Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Në një postim në facebook, Basha shkruan se tashmë kambanat po bien për kryeministrin Edi Rama, pasi brinjët e këtij trekëndëshi të së keqes nuk qëndrojnë pa njëri-tjetrin.
“Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.
Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.