Ilir Meta i është bashkuar protestës që opozita po organizon ditën e sotme. Gjatë një marshimi nga selia e Partisë së Lirisë e deri në Kryeministri Meta iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin me protestën dhe atë që do të ndodhë pas protestës.
Por gjatë ecjes, ish-presidenti Meta aksidentalisht u pengua tek një tabelë që shkruante “Parking për Kuvendin”. Edhe pse i rrethuar nga gazetarë dhe disa protestues, keru i Partisë së Lirisë u kujdes që ta vendoste në vend siç ishte.