Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi terrorist në Ankara.
Si pasojë e këtij sulmi mbetën të vdekur 5 persona, ndërsa 22 të tjerë të plagosur.
Inxhinierja mekanike në TUSAS, Zahide Güçlü, ishte nënë e dy fëmijëve.
Ajo u vra nga terroristët në momentin që mbërriti në portën e Industrisë të Haprësirës Ajrore për të marrë lulet që i kishte dërguar bashkëshorti për përvjetorin e martesës së tyre, sipas medias vendase.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se dy sulmuesit, një burrë dhe një grua u vranë. Dy nga 22 të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.
Të shtëna të shumta u dëgjuan pasi forcat turke të sigurisë hynë në vend, në kryeqytetin e Ankarasë, raportuan mediat lokale.
“Unë e dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe uroj mëshirë për dëshmorët tanë,” tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në takim në Kazan të Rusisë.
Putin, i cili po pret liderët botërorë në një samit të bllokut BRICS të ekonomive në zhvillim, shprehu ngushëllimet e tij.
Yerlikaya tha se Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, besohet të jetë pas sulmit në kompaninë e mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes Yasar Guler akuzoi gjithashtu PKK.
Ndërsa askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë, ministria turke e mbrojtjes tha se avionët e saj kanë kryer sulme ajrore në veri të Irakut dhe Sirisë veriore kundër objektivave të PKK-së në përgjigje të sulmit, sipas Sky News.