Kryeministri Edi Rama ndodhej mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku ka marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” dhe është takuar dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Kryeministri Edi Rama ndodhej mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku ka marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” dhe është takuar dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zelensky ka ndarë një foto nga takimi “kokë më kokë”, me Ramën, teksa shkruan se kanë folur për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
“Në Kroaci u takova me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ne diskutuam zbatimin e Formulës së Paqes, përgatitjet për Samitin e dytë të Paqes dhe rrugën e Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s. Për më tepër, folëm për mekanizmat e mundshëm për rindërtimin e Ukrainës. I jam mirënjohës kryeministrit për dialogun produktiv”, shkruan Zelensky ndër të tjera.