Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për tubimin që do të mbahet të martën në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe. Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.
Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijoj qëndrimi i tyre. Në njoftimin e policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera.
Demokratët do të mblidhen në Milot, në Shkozet, në zonën e Bradasheshit, në Rrogozhinë, Levan dhe Tiranë për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës.
Bllokimi i këtyre akseve rrugore do të nisë në orën 17.00 të së martës dhe pritet të zgjasë disa orë.
Kjo është protesta e dytë që opozita zhvillon pas asaj të 7 tetorit.