Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke folur për protestën e opozitës, tha se ka dyshime se ka pasur si qëllim kryesor djegien e selisë së Partisë Socialiste.

Ai theksoi se ka qenë një grup “Delta” nga Vlora, të cilët kanë lëvizur nga bashkia drejt selisë së PS, dhe kjo ka bërë të mundur largimin e turmës nga godina e PS.

“Ajo që nuk ndodhi ishte djegia e PS. Unë e dija se do ishte e rastësisht, por nga debatet që janë bërë këto dy ditë, kam vënë re që kanë pasur qëllim djegien e selisë së PS. Ka qenë zhvendosje e një grupi Delta të Vlorës, të cilat kishin ardhur për t’u dislokuar si forca shtesë, të cilat nga bashkia kanë lëvizur nga bashkia drejt selisë së PS, që kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së Partisë Socialiste”, tha ai.
You
Ai shtoi në “Real Story” se është e pafalshme mosdënimi i këtij akti të rëndë nga Partia Demokratike. Këto akte shtoi ai mund të çojnë në përplasje civile reale.

“Intensiteti i madh i hedhjes së moltovëve, tregon se aty ka pasur një qëllim të paramenduar, për ta djegur të gjithë godinën. Hetimet duhet të thellohen. Kam bërë thirrje publike, që mos të realizohen më këto skenare, sepse do të reagojnë simpatizantët e së majtës për të mbrojtur shtëpinë e tyre. Ajo mund të precipitojë në përplasje civile të vërteta, reale dhe këto duhen shmangur. Nuk dëgjova deklaratë për t’u distancuar nga këto, mosdistancimi nga ky akt i rëndë, do të thotë, që pse jo është mbështetur edhe nga disa prej tyre”, tha ai.