Në protestën poshtë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-deputeti, Lefter Maliqi u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e së hënës, më 7 tetor.
Sipas Maliqit, është koha për të treguar vullnet, pasi më 7 tetor nis beteja e vërtetë kundër narko-shtetit Rama, nga Parlamenti tek institucionet e kapura prej tij.
Maliqi u bëri thirrje punonjësve të Policisë që në protestën e 7 tetorit të respektojnë uniformën e tyre dhe të dalin kundër drejtuesve të korruptuar nga krimi e pushteti.
Pjesë nga fjala e Maliqit:
Pse nuk reagojnë ambasadorët, pse nuk arrestohen mafiozët. Nesër më të bashkuar se kurrë, nëse nesër ne thyemi, kemi thyer veten, Duhet të tregojmë vullnet, nesër nis beteja. Vazhdon nga parlamenti dhe të gjitha institucionet e kapura. Me qeveri teknike deri sa të kemi zgjedhje të lira e të ndershme.
Një falenderim kam për atë që thonë se ‘Pas një burri të fortë qëndron një grua e fortë’. pas liderit të opozitës, Sali Berisha, qëndron një grua fisnike si znj. Liri Berisha.
Thirrje për policët, nesër duhet të rrinë në heshtje dhe në shtëpi. T’i lënë drejtuesit e korruptuar. 500 mijë lekë rrogë keni, tallen me kapelën tuaj, që nga drejtorët e mëdhenj deri te shefat e komisariateve, me pasuri marramendëse dhe ju rrini me rrogë 500 mijë lekë.
Misioni juaj është goditja ndaj narko-trafikantëve, banditëve dhe të korruptuarve. Kushdo që provokon, mos rrini të ndarë por të gjithë bashkë, kur ndodh një provokim nga narko-shteti. Kur linda e sorosit ka marrë 1 ha tokë, ai bandit na ka frikë.