Protesta e deputetëve të PD-së në Strasburg ditën e sotme është kthyer edhe në objekt reagimesh dhe komentesh nga faktori politik dhe analistët në vend, ku nuk munguan edhe ironitë dhe kritikat. Një prej tyre është Edvin Kulluri, përfaqësues i partisë së re “Djathtas 1912”, i cili ka analizuar me shpoti dhe ironizuar protestën e deputetëve të PD-së në Bruskel, duke bërë një paralelizëm me protestën e pensionistëve në Tiranë.
Me një postim në rrjetin social Facebok, ai vuri në dukje edhe faktin se një avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha, kushton sa pensionet e 1 mijë pensionistëve.
Postimi i Kullurit:
“Dy protesta në të njëjtën ditë! E para e mijëra pensionisteve para Kryeministrisë për varfërinë në të cilën jetojnë dhe e dyta në Bruksel për arrestin shtëpiak të kryetarit të PD dhe dënimin e një deputeti!
Të parët nuk shtyjnë dot muajin me ushqim e ilaçe, i dyti sepse një avokat i kushton sa pensioni mujor i 1 mijë pensionistëve! Këto janë dy opozitat shqiptare!