Ka nisur protesta kombëtare e Partisë Demokratike në Tiranë. Mbështetës të PD të vendosur në disa pika të kryeqytetit kanë nisur të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Gazetarja Sara Demushi pyeti një nga protestuesit se si do të zhvillohet protesta dhe qëndresa e tyre ndaj qeverisë përmes organizimit të sotëm.
“Lëvizja e radhës, rezistencë deri në ikje, nuk ka rrugë tjetër, dhëmbë për dhëmbë me kriminelët, me të gjitha format dhe metodat demokratike do ta nxjerrim jashtë. Do rezistojmë një muaj pa shkuar te shtëpia, me të gjitha format demokratike ta heqim këtë kriminel. Kemi marrë masa të qëndrojmë një muaj, do rrimë këtu deri në rrëzimin e Ramës, kemi marrë bukë me vete, të gjitha i kemi marrë”, tha protestuesi që vinte nga Kukësi.